Shkencëtarët: Toka po rrotullohet me shpejtësi rekord, viti 2021 do të jetë….


Toka është rrotulluar më shpejt rreth vetes gjatë vitit që lamë pas, thonë shkencëtarët


Sipas “LiveScience”, 28 ditët më të shpejta (që prej vitit 1960) janë regjistruar të gjitha përgjatë 2020-ës, ndërsa Toka i ka kryer rrotullimet rreth boshtit rreth një milisekondë më shpejt.

Zakonisht, Toka e kryen një rrotullim të plotë rreth vetes në kohën ekzakte prej 86,400 sekondash, apo 24 orë. Kjo njihet edhe si dita mesatare diellore.

Por nuk është perfekte, thonë shkencëtarët. Që prej shpikjes së orës atomike rreth 1960-ës, u vu re se gjatësia e një dite diellore, varjon me milisekonda (1 milisekondë është e barabartë me 0.001 sekonda).

Lëvizja e Tokës mund të ndryshojë në varësi të lëvizjes së bërthamës, por edhe e ndikuar nga moti apo oqeanet.

19 korriku i 2020-ës u regjistrua si dita më e shkurtër që prej shpikjes së orës atomike, kur edhe ditët nisën të mateshin me saktësi të lartë.

Planeti tonë tashmë e kryen një rotullim rreth vetes në 1.4602 milisekonda më pak. Ndaj shkencëtarët thonë se kjo lëvizje do të vazhdojë përgjatë gjithë vitit 2021 duke e bërë vitin më të shkurtër në histori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *