Shërbimi Meterologjik Ushtarak: Sot dhe nesër, parashikohen reshje në të gjithë vendin

Reshjet e shiut të enjten e të premten do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e përkohësisht mesatar.
Intensitet të lartë reshjet do të arrijnë në fundjavë me rrebeshe shiu të herëpashershme si dhe fillimin e javës së ardhshme. Reshjet e borës do të rikthehen në zonat malore, kryesisht në fundjavë deri në lartësitë 1000m.
Karakteristike do të jetë era e vrullshme jugore gjatë këtyre ditëve. Edhe pse dëbora do të jetë prezente në zonat malore, kjo erë do të sjellë shkrirje të dëborës në lartësitë deri 1500m dhe rritje temperaturash.
Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 12°C.
Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
