SHÇBA pezullon nga detyra dy policët pas arratisjes se nje te riu nga ambientet e komisariatit.

Dy efektivët e Policisë së Shtetit, pjesë e Komisariatit nr.1 në Tiranë, janë pezulluar nga detyra, pas arratisjes dje të 30 vjeçarit Rilian Lala.

I arrestuar për “Armëmbajtje pa leje” më datë 2 janar, Rilian Lala u arratis mëngjesin e djeshëm në orën 08.00, teksa shoqërohej në një ambient tjetër të Komisariatit nr.1 për të dhënë shenjat e gishtave. 

Mësohet se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit (SHÇBA), ka nisur procedimin penal për dy efektivët e këtij Komisariati, dhe i pa pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve. 

Po dje, 30 vjeçari do të dërgohej në Gjykatë për dhënien e masës së sigurisë. Megjithatë kjo e fundit dha për Rilian Lalën masën e sigurisë “Arrest me burg”, në mungesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *