Sapo zbriti në Rinas, Kryeministri Rama shkon në shtëpinë e Klodian Rashës, 25 vjeçari që u vra nga Shqiponjat

Kryeministri Rama ka shkuar pak më parë në shtëpinë e familjes Rasha në Laprakë, djali më i vogël i së cilës, Klodian Rasha, u vra dy ditë më parë nga një efektiv i Shqiponjave.

Newsbomb.al mëson nga burime të afërta pranë kryeministrit se prej afro 30 minutash Rama ndodhet në familjen e Qazim Rashës, për të shprehur ngushëllimet për humbjen e djalit. Nga Amerika ku ndodhej prej disa ditësh, Rama mbërriti mesditën e sotme.

Kryeministri sapo ka zbritur në Rinas është nsiur direkt për në familjen Rasha.

Më herët, Rama ka lajmëruar se sot pasdite do t’i drejtohet vendit me një mesazh për vrasjen e të riut. “Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruan Rama në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *