Sanremo” para spitalit Covid, këngëtarja koncert për gjyshen e shtruar :”Të presim në shtëpi “

Një koncert i mbajtur jashtë repartit Covid-19 të spitalit për gjyshen e shtruar ishte një dedikim special nga një këngë në tjetrën :” Të presim në shtëpi sa më parë të jetë e mundur.”

Këngëtarja Francesca Furfari, 42 vjeç, vendosi t’i dhuronte pak gëzim gjyshes së saj dhe gjithë pacientëve e stafit të spitalit në Borea.

“Doja të sillja pak ngrohtësi dhe afërsi për të gjithë personat që nuk do të munden ta festojnë Krishtlindjen me prindërit e tyre,” tha Francesca. “Rreth 20 dit më parë unë humba gjyshin, ndërsa gjyshja është akoma duke u kuruar, pa e ditur se çfarë ka ndodhur këtë periudhë.”

“Doja t’i sillja pak lehtësim gjyshes, personave që po kurohen dhe stafit të spitalit që kanë bërë një punë të mrekullueshme,” shtoi Francesca e cila ka kënduar në kopështin e departamentit mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *