Uncategorized

RRUGA NË HYRJEN E VJETËR TË QYTETIT JASHTË VËMENDJES, KUR KA SHI E PAKALUESHME


Pas vendosjes në funksion të autostradës “100 vjetorit Pavarësisë” Levan-Vlorë, si dhe rrugës Transbalkanike, rruga në hyrje e vjetër të qytetit të Vlorës është lënë jashtë vëmendjes së Bashkisë Vlorë. Edhe pse jetojnë dy lagje, banorët e të cilave ndeshen çdo ditë me rrugë pa standarde dhe ndriçim, duket se kjo rrugë do të vijojë në këtë gjendje deri sa bashkia e Vlorës të ketë buxhet.