Rritja e nivelit të Vjosës rrezikon familjet, nisin evakuimet e para në Vlorë, kryebashkiaku Leli: Nuk ka vend për panik, por bëni kujdes gjatë natës

Niveli i lumit Vjosa pranë urës së Mifolit ka shkuar në 7.3 metër, duke kërcënuar shtëpitë dhe banorët e asaj zone.

Ndaj edhe forcat e emergjencave kanë ndërhyrë për të bërë të mundur evakuimin e banorëve, ku pranë fshatit Fitore janë larguar familjet e para nga banesat e tyre që rrezikohen nga uji.

Kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli me anë të një video në rrjetet sociale thotë se nuk ka vend për panik, por duhet bërë kujdes gjatë natës pasi shirat do të vijojnë.

“Jam në Novoselë bashkë me administratorin e zonës, Prefektin dhe Kryetarin e Qarkut, për të qenë afër çdo nevoje që mund të sjellë situata e rënduar e shirave. Nuk ka vend për panik, por duhet të jemi të gjithë të vëmendshëm në rast se gjendja ndryshon gjatë orëve të ardhshme sepse shirat do të vijojnë”, shprehet Leli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *