Rritet numri i testimeve dhe ai i rasteve të reja në 24 orët e fundit, 6 persona humbin jetën për shkak të COVID-19

Në 24 orët e fundit në vëndin tonë është rritur shifra e rasteve të reja, pasi 574 persona kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus.

Kjo rritje e rasteve lidhet edhe me rritjen e numrit të testeve, pasi në 24 orët e fundit janë kryetar 2682 testime.

Fatkeqësisht 6 pacientë nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me COVID-in, duke e çuar në 1170 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat gjatë festave për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdesuni për higjenën vetjake. Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2,682 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 574 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

214 raste në Tiranë, 41 raste në Lezhë, 23 raste në Elbasan, 21 raste në Lushnje, 19 raste në Fier, 18 raste në Durrës, 17 raste në Vlorë, Mat, Sarandë, 15 raste në Kurbin dhe Berat, 14 raste në Korçë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Krujë, 9 raste në Gjirokastër, 7 raste në Has, 6 raste në Shkodër, Pukë, Pogradec, Delvinë, Skrapar, 5 raste në Librazhd, Tepelenë, Peqin, Cërrik, 4 raste në Mirditë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Vorë, Patos, 3 raste Rrogozhinë, Kamëz, Shijak, Kuçovë, 2 raste në Memaliaj, Klos, Gramsh, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Vau- Dejës, Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,700 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me Covid19; Mjeku 73 vjeçar Hiqmet Musta; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Berati të moshave 65-88 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (29 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 574

Të shëruar në 24 orë 578

Të shtruar në spitale 286

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 2682

Testime totale 257,879

Raste pozitive 57,146

Raste të shëruara 32,700

Raste Aktive 23,276

Humbje jete 1170

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13356

Fier 1578

Shkodër 1292

Durrës 1224

Vlorë 996

Korçë 957

Elbasan 876

Berat 806

Lezhë 869

Gjirokastër 509

Kukës 430

Dibër 383

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *