Rritet niveli i lumit Vjosa në Vlorë/ Ushtria zbret në terren, nis evakuimi i familjeve të para në fshatin “Fitore”

Pas përmbytjeve të shumta të territorit në Bashkinë e Vlorës, sot ka mbërritur edhe forcat e emergjencave për të bërë evakuimin banorëve të cilët rrezikohen nga uji i reshjeve të shiut.

Sipas informacioneve, niveli i Lumit Vjosa pranë urës së Mifolit ka shkuar në nivelin 7.3 m thellësi. Ndërkohë që pranë fshatit Fitore evakuohen familjet e para që ndihen nën rrezik të përmbytjes.

Theksohet se lumi Vjosa vazhdon të ketë prurje të mëdha të ujit, ndërsa pritet që orët e vona të natës të jenë kritike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *