Rikthehen shirat në mbrëmje, temperaturat shkojnë nën zero, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme.

Viti 2021 ka nisur me mot të kthjellët por temperatura të ulëta. Ditën e sotme mbetemi në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme në të gjithë territorin shqiptar. Mbrëmja dhe kryesisht nata sjellë fuqizim të vranësirave dhe reshje në zonat bregdetare, kryesisht Jug-Jugperëndim.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rriten mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në 13°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fort në det me shpejtësi deri 55-60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5-6 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *