Reshjet intensive të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati, përmbytet zona përreth

Si pasojë e reshjeve intensive të shiut, lumi Vjosa ka dalë nga shtrati.

Sipas informacioneve për mediat, ujërat kanë vërshuar në zonat e Urës së Ali Pashait pranë fshatit Becisht si dhe të asaj të Leklit ku lumi Vjosë bashkohet me lumin Drino.

Dalja e lumit nga shtrati ka shkaktuar përmbytje të zonave bujqësore përreth.

Sasia e ujit për shkak të reshjeve të shiut është rritur ndjeshëm dhe siç kishte paralajmëruar IGJEUM, priten përmbytje në disa qarqe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *