Reshjet intensive/ ARRSH: Të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme në kushtet e reshjeve intensive. Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se për shkak të reshjeve të dendura në të gjithë vendin ka patur rënie të gurëve në segmentin Ura e Kranesë-Syri i Kaltër, Elbasan-Qafë Thanë, Berat-Çorovodë.

“Si pasojë e shirave të dendura  ka pasur rënie gurësh e materialesh në trup të rrugës, si në segmentin Ura e Kranesë-Syri i Kaltër, ku u puna me mjete punëtorë dhe rruga tashmë është e hapur. Në Elbasan-Qafë Thanë, Berat-Çorovodë ka pasur rënie materialesh në trup të rrugës si pasojë e shiut është bërë pastrimi i plotë i rrugës dhe nuk ka probleme me qarkullimin” thuhet në njoftimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Po ashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar apelon për drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes për shkak të  lagështisë në rrugë. “Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *