Reshjet e shiut ‘izolojnë’ jugun e vendit, shënohen rëshqitje dheu në dy akse kryesore

Reshjet e shiut gjatë 24-orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në akset rrugore në jug të vendit.
Në aksin Gjirokastër-Saranndë në afërsi të Syrit Kaltër ka pasur rëshqitje të dheut dhe për momentin rruga po përdoret vetëm me një kalim.
Gjithashtu probleme me rëshqitjen e dherave raportohet të ketë dhe në aksin Gjirokaster-Tepelenë te ‘Shkalla e zezë’.
Kujtojmë se në ditët në vijim deri më datë 26 Janar pritet të ketë dhe një intesifikim të reshjeve të shiut, çka mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dherash në akse të ndryshme të vendit.
