Reshjet e dëborës në vend, ARRSH njoftim për gjendjen e akseve kombëtare

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar lidhur me gjendjen e akseve kombëtare pas reshjeve të dëborës në vend.

Në një postim në rrjetet sociale ARRSH njofton se qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.

Njoftim për gjendjen e akseve kombëtare

Në rajonin Verior kryesisht në qarkun Kukës dhe pjesërisht në Diber ka pasur reshje bore Reshjet e gjatë natës.

Në segmentin Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ka pasur reshje dëbore, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës

Në segmentin Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje të dobëta dëbore, rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht

Në të gjitha akset kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur të akseve. Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *