Reshje shiut në gjithë vendin, lumi Shkumbin rrezikon të dalë nga shtrati, në Lezhë rrëshqasin dherat, evakuuohen 27 familje

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problemetika të shumta.

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë fryrë lumin e Shkumbinit duke rrezikuar që të dalë nga shtrati. Lumi është fryrë në pikat e tij maksimale dhe situata paraqitet serioze.

E njëjta situatë paraqitete edhe në përroin e Zaranikës, i cili nga reshjet është fryrë dhe rrezikon të dalë nga shtrati duke sjlle kështu përmbytjen e tokave që gjenden përreth.

Gjithashtu edhe në Lezhë ka patur probleme, ku reshjet e shiut kanë qenë prezente gjatë gjithë natës.

Në Lezhë në zonat Zadrimë, Torovicë, Spiten, Tresh 2800 hektarë tokë janë nën ujë. Bëhet me dije se deri tani janë evakuuar 27 familje, pasi problem mbetet rrëshqitja e dherave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *