Reshje shiu dhe dëborë me intensitet të lartë në të gjithë vendin, mësoni parashikimin e motit për sot (TEMPERATURAT)

Dita e sotme, e premte, do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, me reshje shiu me intensitet deri mesatar në të gjithë vendin.

Në orët e para të 24-orëshit e deri në mesdite në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër të territorit reshje shiu me intensitet deri të lartë, hera-herës reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Në zonën e Alpeve dhe në verilindje në lartësitë mbi 600 metër reshje në formën e dëborës, raporton Shërbmi Meterologjik Ushtarak.

Mjegull të dendur do ketë në orët e mengjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës. Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e reshjeve fiton shpejtësi deri në 18m/sek. Valëzimi në dete do jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 5°C deri në 10°C

vendet e ulëta 10°C deri në  16°C

vendet bregdetare 10°C deri në 16°C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *