Reshje dhe ulje e ndjeshme temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të vranët dhe me reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e borës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndejshme në vlerat minimale, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 16°C.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *