Reshje dhe rritje e lehtë temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët duke sjellur reshje në të gjithë territorin. Në zonat Verilindore dhe Juglindore reshjet do jenë në formën e borës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 14°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *