Realizohet maska “më e mençur” në botë.

Kompania për pajisje kompjuterike, Razer, ka realizuar një maskë të pajisur me një mikrofon të brendshëm, të cilën e cilëson si më të mençur në botë.
E prezantuar në panairin “Consumer Electronic Show”, ajo synon të përmirësojë zërin e përdoruesve, për të hequr pengesat që po ua bëjnë maskat. Ndërsa dizajni përfshin një ventilator të vogël për freskim të ajrit.

Maska është e bërë nga plastika transparente duke e bërë më të lehtë edhe leximin e buzëve.

Ndërkohë, ky produkt vazhdon të jetë vetëm në fazë koncepti, pasi aktualisht nuk ka dalë në shitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *