Rastet e reja të orëve të fundit, infektohet me koronavirus edhe prefektja e qarkut të Beratit

Prefektja e qarkut të Beratit, Valbona Zylyftari është infektuar me koronavirus. Mësohet se prefektja Zylyftari kishte disa ditë që kishte shfaqur shenja të infektimit dhe ishte karantinuar në banesën e tij në Berat. Zylyftari kishte bërë tamponin në privat dhe përgjigja e tamponit rezultoi sot “pozitive”, ndërkohë që mësohet se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga 20 rastet e raportuara gjatë orëve të fundit, vihet re se Covidi është futur në maternitet dhe në zyrën e arsimit ku janë infektuar punonjës.
Të interktuar janë edhe një mësuese, dy kujdestare në qendrën e zhvillimit “Lira”, një nxënës dhe një polic bashkie.
Ndërkohë Berati është një nga qarqet më pak të prekura nga Covidin pasi ka 621 raste aktive, ndërsa Tirana është më e prekura me mbi 10 mijë raste aktive.