Rama sqaron fotot brenda dyqanit në New York: Nuk isha as tek Gucci, as tek Çuçi, por në një dyqan bojërash. U detyrova nga…

Kryeministri Rama iu përgjigj publikisht interesimit të gazetarëve që e pyetën në lidhje me fotot e tij të publikuara në rrjet, teksa bënte pazar në New York, në një kohë që pritej të zhvillonte një takim me CEO-n e Pfizer për të siguruar vaksinën antiCovid.

Rama u shpreh se për tre ditë New York kishte karantinë të detyruar dhe se nuk ishte fotografuar në asnjë dyqan markash, por në një dyqan bojërash.

“Për pazarin tim meqë më keni parë duke bërë pazar në Amerikë. Kemi shkuar në New York 3 ditë para takimit se rregulli i shtetit të New York është karantinim 3 ditë para se të dalësh e të bësh ca ke për të bërë. Shkova tre ditë para , me mirëkuptimin e tyre nuk ishim komplet të burgosur, por s’më keni parë as tek Gucci as tek Çuçi, kam bërë foto në një dyqan bojërash kancelarie, edhe sikur te isha në dyqan tjetër nuk do ishte ndonjë krim”,- tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *