Rama shfaqet krah Ardi Veliut: Ça kërkojnë këta, drejtësinë e HALABAKËRISË? Presidenti orkestron dhunën dhe partia e tij paguan MINORENË që t’i vënë zjarrin kryeqytetit

Kryeministri Edi Rama së bashku me drejtorin e Policisë Ardi Veliu kanë vizituar në spital efektivin e policisë që u plagos 2 ditë më parë në protestën e dhunshme që u zhvillua në Tiranë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.

Rama akuzoi opozitën dhe presidentin Ilir Meta se po nxixin dhunë, ndërsa akuzoi se LSI-në se paguan minorenët që t’i vënë zjarrin kryeqytetit.

“Një lukuni të dalë nga nuk e di se ku, ka marrë përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shtetit dhe t’i fusë gishtat në sy gjithë shqiptarëve, familjeve shqiptare për pushtet. Në asnjë rast, në asnjë mënyrë kjo lukuni e lidhur me asgjë që ka të bëjë me njeriun, drejtyësinë, nuk ka asnjë lidhje dhe asgjë që ka të bëjë me dhimbjen dhe tronditjen e qytetarëve shqiptarë kur morën lajmin e humbjes së jetës së një 25 vjeçari nga tejkalimi ekstrem it ë drejtës së policit.

Ça kërkojnë këta? Drejtësinë e halabakërisë? Sot efektivi ishte përpara trupit gjykues, e patë dhe e dëgjuat. Madje nuk bëri përpjekje për të ndërtuar një alibi, ka të drejtë të ketë procesin e vet gjyqësor. Kjo është gjyqësia. Morali është ai i ministrit të Brednshëm, që dha një shembull përgjegjshëmrie pa pasur asnjë faj direct me ngjarjen tragjike, sip rind dhe qytetar.

Ato dhjetrat bëni mirë që t’i numëroni, t’i shikoni dhe t’i evidentoni dhe të mos i stërzmadhoni. Këtu është 1 sa për 10 mijë që po humb dritën e syve se po i shërbente popullit, shtetit dhe familjes së tij. 

Një akt që ka indinjuar të gjithë, por nuk kanë të drejtë të prekin asnjë tjetër. Kjo dhunë e orkestruar nga presidenti i Republikës, që ende nuk ka thënë një fjalë për këtë familje. Sot ish-kryeministri është krenar që ka vrarë njerëz. Provat janë ato pamje dhe minorenët e manipuluar dhe të abuzuar dhe të joshur edhe me para për të marrë rrugët dhe për të bërë ato që bëjnë pa qenë të vetëdijshëm. 

Për minorenët është e pandodhur ndonjëherë që një parti të përdorë minorenët që të vënë nën zjarr kryeqytetin e vendit. 

Policia ka qenë përtej kufijve të tolerancës qoftë natën e parë ku është kthyer në mur për të marrë shënjestër këta, qoftë nata e djeshme. Policia ka detyrën të reagojë në mënyrë propocionale, as të tërhiqet dhe as të pranojë të goditet se duan disa të bëjnë shesh e përshesh bashkë.

Policia ka qenë në kushtet e pranimit të dhunës, pork jo s’do të thotë që u gjet sheshi e ta bëjmë përshesh”, tha Rama ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *