Rama rrëfen marrëdhënien me babain, tregon edhe për rastin e Havzi Nelës: Ka qenë një dhuratë nga Zoti për mua, nuk jam i bindur se është firma e tij për ekzekutimin (GJYQI ME MAMANË E GREGUT)

Kryeministri Edi Rama ka treguar për marrëdhënien e tij me babanë, Kristaq Ramën, teksa thotë se ai ka qenë si një dhuratë e Zotit për të.

Ai shprehet se babai i tij nuk e ka imponuar asnjëherë, ndërsa ka folur edhe për rastin e Havzi Nelës, ku i at ii Ramës akuzohet se ka firmosur për ekzekutimin e poetit. Ai thotë se nuk është i bindur se firma në atë document është e babait të tij.

Për sa i përket akuzave ndaj të atit, ai shprehet se këto janë bërë nga të njëjtët njerëz që fabrikuan gjyqin e ndarjes së tij me mamanë e Gregut, ku këta njerëz kanë shkruar se Rama është shprehur se Gregu është djali i Kristaqit me gruan e Edi Ramës. 

“Im atë ishte komunist, ishte artist, skulptor dhe si i tillë ishte njeriu që krijonte dhe punonte, besonte te ai sistem. Si pjesë e pushtetit, nuk kishte asnjë lidhje me pushtetin, thjesht ishte një nga njerëzit që përzgjidheshin për të qenë pjesë e kuvendit ku ngrinin dorën për atë që thoshte partia. 

Nuk i kam dalë në mbrojtje dhe nuk kam bërë të kundërtën. Është një rast shumë i trishtuar i atij individi. Nuk jam prononcuar në lidhje me këtë se pse më mungon fjala e tim eti dhe rasti i tij ka dalë në funksion të lidhjes politike me mua. Më mungon edhe bindja për atë firmë, nuk e kam bindjen për atë firmë. Nuk jam ekspert por firmën e tij e kam në disa nga librat. Jam i prirur të jem i nxituar në këtë aspect kur mendoj se ata që e nxorën dhe e kthyen në një avaz në public janë njerëzit që fabrikuan një dosje të tërë gjyqi të ndarjes me nënën e Gregut ku thonin që kisha akuzuar nënën e djalit tim se djali im ishte djali i babait tim. Është e fabrikuar dhe e provuar 100% sepse materialet e gjyqit janë aty. Gjyqi ishte vetëm një seancë pajtimi.

Babai ka qenë një dhuratë e Zotit për mua sepse nuk është përpjekur të më imponohet. S’mbaj mend të ketë ngritur dorën ndaj meje. E vetmja gjë që ndodhte mes nesh kur kishim mosdakordësi, kam qenë një fëmijë rebel në aspektin e të folurës dhe debatit, në fund thoshte “dakort, por ki parasysh se mund të përfundosh në burg”. Ka qenë shumë liberal në raport me mua. Më ka dhënë mundësinë që të jem unë. 

Kur u përzgjodh anëtar i Presidiumit të Kuvendit, unë kisha një obsesion t’i thoja :e ke përballë Ramiz Alinë, thuaji nuk vazhdohet kështu”, shprehet Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *