Rama, Manastirliu dhe turqit në Fier, për Spitalin, banorët nuk pranojë çmimet e qeverisë (VIDEO)

Kryeministri Rama ka mbërritur mesditën e sotme në Fier, në fshatin Daullas, ku pritet të ndërtohet Spitali i ri Rajonal i Fierit. 

Kreu i Qeverisë shoqërohet nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ekipi i ekspertëve turqë që shikojnë nga afër vendin ku do të ndërtohet spitali. Gjatë vizitës në Turqi, presidenti Erdogan i premtoi Ramës se më 7 prill spitali do jetë i përfunduar.

Por, prej ditës së djeshme banorët e zonës, specifikisht 10 fermerë të cilëve u preket toka nga projekti i spitalit, nuk pranojnë të japin tokën me çmimin e dëmshpërblimit që ka përcaktuar qeveria. 

Forca të shumta policie janë në vendin ku ndodhet Rama dhe delegacioni që e shoqëron, ndërsa mediat nuk janë lejuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *