Rama i vuri gishtën tokës së tyre për të ndëtuar spitalin ”turk”, fermerët e Fierit dalin në protestë

Banorët e fshatit Daullas në Fier kanë dalë paraditen e sotme në protestë, për shkak se kundërshtojnë që spitali i ri i Fierit të ndërtohet në tokat e tyre.
Mësohet se toka që u inspektua nga kreu i qeverisë Edi Rama këtë fundjavë, dhe u përcaktua si zona ku do të ndërtohet spitali është në pronësi të 10 fermerëve. Këta fermerë shprehen se kanë marrë kërcënime të ndryshme gjatë këtyre ditëve, ndërsa kundërshtojnë dhënien e tokës për ndërtimin e spitalit.