Rama i kthehet keq Kordinatorit të Zgjerimit Michael Gahler: Me kë flet ai?!

RAMA: Nuk e njoh fare. E para e punës mos më ndërprit dhe nëse do kem kohë do mësoj më shumë për këtë person. Atë nuk e njoh dhe nuk e di ça ka thënë dhe të gjitha këto që rreshtove janë përralla nga e kaluara dhe nuk janë të vërteta. Dhe ajo që nuk kuptoj unë është ku lidhet kjo me vaksinën dhe ku lidhet kjo me ata që marrin informacione nga PD-ja.
Ju ku jeni në këtë mes, jeni me domosdoshmërinë e shtetit shqiptar për të marrë vaksinën apo jeni me ata të cilët nuk e duan këtë gjë.
Unë nuk kam përgojuar Bashkimin Europian, kam thënë atë që kanë thënë të gjithë për çështjen e vaksinës. Unë në rastin konkret nuk flas për veten time, flas dhe për ju. Edhe në këtë konferencë unë flas për palën time, ti flet për palën tjetër. Ndërsa kur flas për vendin tonë unë flas dhe për ju. Këtu bëhet fjal për popullin për gjyshin tënd për familjen tënde.
Nuk ka nevojë ta mbrojë asnjë kordinator i Bashkimit Europian nga unë, e mbroj parlamentin europian më mirë se çdo kordinator qoftë aglez, gjerman apo spanjoll. Këta flasin kështu pasi furnizohen nga Tirana, dhe ushqehen nga Tirana dhe nuk ka minimumin etik. Me kë fet ai me kët gjuhë, ku është në një kafe në Babrru apo në Bruksel. Apo duan të na tregojnë që ne nuk duhet të vaksinohemi se nuk kemi rënë dakord për 5 qershorin. Këto dokrra janë për luftë Made in Albania jo Made in Germany.