VENDI

RAMA: HAPIM LISTAT PA NDRYSHUAR SISTEMIN, NDALOHEN KOALICIONET PARAZGJEDHORE

Konsensusi i arritur në datë 5 qershor për reformën zgjedhore mes PS-PD dhe LSI-së është futur në një tjetër spirale krize. Edi Rama doli sot në një konferencë për mediat dhe deklaroi se Partia Socialiste mbështet nismën për hapjen e listave. Për këtë, tha Edi Rama, nuk ka nevojë që të ndryshohet sistemi, pasi do të bëhet me korrektim në Kodin Zgjedhor.