Qëllohet me armë drejt një makine në Lezhë, policia rrethon qytetin dhe vihet në ndjekje të atentatorëve

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, ku disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një makine që drejtohej nga 25 vjeçari E.P.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”, ndërsa fatmirësisht i riu ka shpëtuar pa asnjë lëndim.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës për të kapur autorët e sulmit.