Protestuesit nuk ndalen, shkatërrojnë zbukurimet në qendër të Tiranës, prishet BREDHI I MADH

Përshkallëzohet dhuna e protestuesve në qendër të Tiranës.
Qytetarët të cilët kanë dalë të kërkojnë drejtësi për 25-vjeçarin, Klodian Rasha e vrarë nga policia po shkatërrojnë çdo gjë që i del para.
Pas godinave të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, protestuesit shkatërruan zbukurimet e Vitit të Ri të vendosura në qendër të qytetit.
Protestuesit nuk kanë kursyer as Bredhin, duke i hequr zbukurimet.
