Protestuesit mblidhen në zonën e ish-Bllokut, shkatërrohen semaforët dhe tabelat (FOTO)

Protestuesit janë mbledhur në zonën e ish-Bllokut, ku kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara.
Janë thyer semaforët, tabelat dhe koshat e plehrave, ndërkohë që protestuesit u kanë bërë thirrje edhe personave që ishin ulur në lokale që të bashkohen me ta dhe të mos bëjnë video.
Drejt protestuesve kanë shkuar forcat e policisë, të cilët i kanë shpërndarë me automjete ujë-hedhëse, ndërkohë që qytetarët janë larguar drejt sheshit “Wilson”.

