Protestuesit hyjnë brenda selisë së PS, Shkoder ,shkatërrojnë gjithçka

Tensionohet situata në Shkodër, ku qytetarët, shumica kryesisht të rinj janë futur brenda selisë së PS-së në Shkodër, ku kanë nisur të nxjerrin jashtë sende nga kjo godinë. 

Pasi kanë thyer xhamet e kësaj godine, të rinjve s’ju ka dalë inati me kaq, ndërsa kanë nxjerrë nga dritarja kompjutera, karrige, apo dhe banderola të Partisë Socialiste. 

Pasi i kanë nxjerrë jashtë godinës këto sende, të rinjtë kanë nisur që të thyejnë çdo gjë me shufra hekuri. Po ashtu ata kanë dëmtuar dhe dokumentacionet që ndodheshin brenda kësaj selie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *