Protestat e dhunshme në Kongresin Amerikan, rritet bilanci i viktimave, vdes një oficer policie

Një oficer policie i cili ishte plagosur gjatë protestave në Kongresin Amerikan, dy ditë më parë, ka ndërruar jetë. Mbështetës të Donald Trump tentuan të bllokonin numërimin e votave dhe kalimin e presidencës të Joe Biden. 

Më herët gjatë natës, Kongresmeni i Minesotës Dean Phillips, tha në Tëitter se ai kishte mësuar se një oficer policie i Kapitolit kishte vdekur nga plagët e marra nga ngjarjet që ndodhën të Mërkurën në Uashington. Policia e Kapitolit tha se kjo nuk ishte e vërtetë përpara se të konfirmonte vdekjen e oficerit, disa orë më vonë.

“Unë jam lajmëruar që një oficer i Policisë së Kapitolit të SH.B.A.-së ka vdekur nga dëmtimet e pësuara në sulmin e djeshëm në Kapitol,” tha Phillips dje në mbrëmje. 

Tashmë bilanci i viktimave i atyre përplasjeve disa orëshe ka shkuar në 5, ndërsa të plagosurit janë me dhjetëra, nga radhët e protestuesve dhe të policëve. Një grua ndërroi jetë gjatë protestës pasi u qëllua me plumb në gjoks brenda godinës së Kongresit. 

Ndërkohë, tre protestues të tjerë kanë ndërruar jetë sipas autoriteteve atje, për shkak “urgjencave mjekësore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *