Protesta e dhunshme në SHBA, një grua qëllohet me armë zjarri, në gjendje të rëndë shëndetsore

Një grua e cila gjendej në protestë në Kapitolit, në SHBA raportohet se është në gjendje të rëndë pasi është qëlluar me armë zjarri në ambientet e ndërtesës.  

Sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, gruaja është qëlluar në gjoks dhe ndodhet në gjendje të rëndë. 

Ky është rasti i parë që raportohet si i rëndë në protestë.

Ende nuk dihet identiteti i gruas dhe ajo e autorit. 

Kujtojmë që policia nuk lejohet të mbajë armë, por siç shihet edhe nga pamjet, rojet, si dhe kongresmenët amerikan janë të pajisur me armë zjarri.

Ndërkohë, mediat vendase atje raportojnë për bomba të improvizuara në Uashington.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *