Prokuroria e Tiranës kërkon burg për sanitaren ‘8 milionëshe’, shfaqet kokëulur në Gjykatë dhe pa avokat

Tire Alldervishi, sanitarja që u prezantua si infermiere vajzës së një paciente me Covid-19 dhe i mori 8 milion lekë të vjetra, akuzohet nga Propkuroria e Tiranës për veprën penale “Mashtrimi”.

Seanca për të ka nisur pak më parë, dhe gjykatësi paraprak ka caktuar dnaj saj masën e sigurisë “Arrest me burg”. Alldervishi është shfaqur kokëulur në Gjykatë, ndërsa shoqërohej vetëm nga një oficere police.

Avokati i saj nuk ishte i pranishëm në seancën e parë për caktimin e masës së sigurisë. 58 vjeçarja ka thënë se kishte komunikuar me të por nuk i dinte arsyet pse ai nuk ishte paraqitur.

Tire Allddervishi akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”, më shumë se një herë. Kujtojmë se, rasti u denoncua dy ditë më parë në emisionin “Stop”, nga vajza e një paciente me Covid-19, e cila rrëfeu se 58 vjeçarja prezantohej si infermiere dhe i kishte marë 8 milion lekë të vjetra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *