Policia nis shoqërimet pa nisur protesta, “kapen” tre të rinj që po qëndronin para Kryeministrisë


Policia në Tiranë ka nisur shoqërimet, pa nisur ende protesta e pestë e paralajmëruar për orën 18:00.

Tre të rinj kanë qenë duke qëndruar në trotuarin përballë me Kryeministrinë, por janë shoqëruar nga dy efektivë të “Shqiponjave” pasi këtyre të fundit iu janë dukur “të dyshimtë”.

Forcat e policisë që ndodhen në ruajtje të institucioneve po ndalojnë thuajse çdo grupim me 2 apo më shumë të rinj që qëndrojnë në këtë zonë.

Pasi janë shoqëruar në një zonë tjetër, të rinjve iu është kërkuar dokumenti i identifikimit dhe më pas janë lënë të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *