Plagoset me thikë një 19-vjeçar në Sarandë/ Konflikt i çastit, policia në ndjekje të autorit

Një person ka mbetur i plagosur në Sarandë, si pasojë e një konflikti të çastit.

Më datë 10.01.2021, rreth orës 15:45, në Sarandë, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi R. A, 19 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, bëhet me dije nga njoftimi i policisë.

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi M. B dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *