Petro Koçi: PD, sa kohë vazhdon me metoda banditeske, do mbetet në bisht/ Fieri dhe Shqipëria do t’ja dalin…

“Dega e PD Fier me stilin ” vur zjarrin dhe fshih doren” eshte munduar mbreme me ane te nje deklarate me fjalor fondamentalist te argumentoje se Partia Socialiste paska paguar militantet e PD dhe femije te tyre per te vene zjarr e thyer xhama neper qytet.


Ne paskeshim paguar edhe vete kryetarin e PD te inspektonte operacionin zjarrvenes e gurhedhes para selise se PS.


Kete deklarate te tipit sigurims ska shans ta besoje asnje pëdëist i deges se shpartalluar te PD ne Fier e jo me qyteti yne.


I bej thirrje njerezve me mend dhe me kulture qe kane mbetur akoma ne PD te distancohen nga keto praktika te dhunes e zjarrvenies dhe te perpiqen te imponojne ne PD kulturen demokratike te pranimit te verdiktit te votes dhe jo verdiktit te bandave qe shkaterrojne qytetin.


PD ne e shpeton vendosja e mendimit qytetar ne punen e saj dhe jo zjarrvenia per te kercenuar qytetin!


U lutem prinderve te atyre femijeve qe po perdoren nga PD per te djegur e plackitur objekte ne qytet ti shpetojne keta femije nga shndrrimi u tyre ne kamikaze politike qe do krijonte pasoja te parikuperueshme per te ardhmen e atyre vete.
PD, me keto praktika po paracakton nje te ardhme kriminale per femijet tuaj!

Fieri dhe Shqiperia do tja dalin!
PD, sa kohe vazhdon me metoda banditeske, do mbetet ne bisht!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *