TV APOLLON

bejme ate qe dime, dhe dime ate qe bejme

Peshku i Madh? Adriatik Llala i pandehur, reagon ambasadorja Kim: Vetëm po ju kujtoj se vendimi që i ndalon hyrjen në SHBA është ende në fuqi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim reagon pas kalimit për gjykim të dosjes së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili tashmë është zyrtarisht i pandehur dhe pritet të ulet në bankën e të akuzuarve për t’u përballur me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë në tre raste.

Përmes një postimi në Tëitter, ambasadorja Kim riposton vendimin e DASH që i ndalon hyrjen në SHBA Llallës dhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij. Kim shkruan “Vetëm një kujtesë, se ku vendim është ende në fuqi”.

Llalla u shpall “non-grata” nga Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, pasi u vërtetua përfshirja e tij në korrupsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund t'ju interesoje