VENDI

PESË RASTE TË REJA ME COVID 19 NË SHQIPËRI, 3 JANË ITALIANË


Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shfaqur 5 raste të reja me koronavirus, 3 prej të cilëve janë shtetas italianë, të cilët ndodheshin në Shqipëri. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico në daljen për mediat, tha se dy rastet e tjera janë nga Kavaja, një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar. Në total janë testuar 697 raste të dyshuara, nga të cilët 64 kanë rezultuar pozitiv, prej këtyre, dy kanë humbur jetën.