Përplasje mes bandave në Greqi, vdesin dy shqiptarë, babë e bir (Pamje nga vendi i ngjarjes)

Dy personat që kanë vdekur nga përplasja mes bandave në Greqi janë dy shqiptarë, babë e bir, shkruajnë mediat greke. Babai u përpoq të gjente strehë në një kafene në Sheshin Agios Sostis, Athinë, ku u qëllua dhe vdiq. Po ashtu djali i tij, rreth 25 vjeç, thuhet gjithashtu se ka vdekur, raporton ‘Protothema’.

I dëmtuar, lehtë, është punonjësi i kafenesë në të cilën ishin strehuar. Policia po kërkon një automjet me të cilin dyshohet se kanë shpëtuar persona të armatosur që morën pjesë në përleshjen e përgjakshme. Informacioni i parë thotë se sherri që përfundoi në një masakër ndodhi për mosmarrëveshje financiare.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta më parë në ishullin Zakintos të Greqisë. Policia është në vendin e ngjajres duke hetuar për zbulimin e shkaqeve të të shtënave dhe përplasjes. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *