Pas Kroacisë, tronditet Italia nga tërmeti i fortë. Sa ishte magnituda

Pas Kroacisë edhe Italia është goditur këtë të martë nga një tërmet me magnitude 4.4 të në provincën e Veronas.Rreth orës 15.36, konkretisht pas dy orësh pas tërmetit në Kroaci , një tërmet trondit gjithashtu Veneton
Mediat italiane theksonë se magnituda e tërmetit ishte më i madh se 4, midis 4.3 dhe 4.8. Autoritete e Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë e vendosën atë pak më vonë në magnitudën 4.4. Tronditja u ndje qartë jo vetëm në Veneto, por edhe në një zonë të gjerë të Italisë Veriore, deri në Milano .
Sipas Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, epiqendra është e vendosur në Salizzole (Verona), në një thellësi prej 9 kilometrash. Kjo zonë nuk është larg nga vendet e goditura nga tërmeti i vitit 2012 në Emilia .