Paralajmerimi i shkencetarit te njohur: Koronavirusi nuk do të eliminohet kurrë ,vaksina do të nevojitet çdo vit

Një shkencëtar i njohur ka paralajmëruar se koronavirusi mund të mos eliminohet asnjëherë dhe vaksina do të duhet që të bëhet çdo vit.

Profesot Deenan Pillay tha nëse e gjithë bota nuk merr masa, Covid-19 do të qëndrojë për shumë gjatë.

Profesori i virologjisë, tani anëtar i grupit Independent SAGE, shtoi se imuniteti i tufës nuk kishte gjasa të ndodhte.

Akoma nuk ka një studim të mirëfilltë se sa zgjat efekti i vaksinës dhe nëse njerëzit mund të infektohen sërish pas vaksinës, shkruan “The Mirror“.

Ai tha se koronavirusët e tjerë treguan se njerëzit mund të ri-infektohen një vit ose dy pas infeksionit të parë.

“Kështu që gjasat në mendjen time janë që ky virus nuk do të çrrënjoset dhe ne ndoshta do të kemi nevojë për një vaksinë përforcuese çdo vit. Covid-19 është këtu për të qëndruar”,- tha shkencëtari.

Pikëpamja e tij i bën jehonë asaj të Dr Mark Ryan, kreut të programit të emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili dha alarmin këtë javë, duke thënë se “fati” i Covid-19 do të bëhej “endemik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *