Paguan 70 euro biletë për të ardhur në Shqipëri, qindra emigrantë bllokohen në Kakavijë, autobuzat shqiptar nuk shkojnë t’i marrin

Qindra emigrantë shqiptarë janë bllokuar që prej mesditës së sotme në  Kakavijë. Ata janë në pritje të ardhjes së autobuzave shqiptarë me qëllim transportimin e tyre për në destinacionet përkatëse në vendin tonë.

Mësohet se emigrantët kanë paguar 70 euro dhe u është premtuar se deri ne Kakavijë transporti do të kryhej me autobuzat grekë dhe më pas do të zhvendoseshin në autobuzat shqiptarë.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe emigrantët janë në pritje që prej 5 orësh, prej të cilëve disa kanë zgjedhur që të prenotojnë taksi për të shkuar në destinacionin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *