Pa asnjë sëmundje shoqëruese, ndërron jetën në moshën 46-vjeçare Drejtori i Pallatit të Kulturës

Ka humbur jetën si pasojë e Covid 19 Drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd Arianit Alliu, në moshën 46 vjeçare. Alliu prej disa ditësh mjekohej në Tirane dhe sipas burimeve të Faxweb.al nuk ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Mësohet se Aliu ka ndërruar jetë sot në Tiranë, duke lënë pas 3 fëmijë, ndërkohë që familja e tij është në zi pas këtij lajmi tragjik.

Alliu ka qenë organizator i mjaft aktiviteteve në qytetin e Librazhdit, ndërsa prej vitesh ka stërvitur grupe të rinjsh për të mësuar vallet tradicionale të vendit, duke fituar edhe disa konkurse.

Qytetarët e Librazhdit vlerësojnë me fjalët më të mira Alliun, ndërsa shprehin ngushëllime për familjarët e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *