Nuk ka të ndalur numri i viktimave Covid në Greqi, shënohet rekord i ri infektimesh për 24-orë


Në Greqi është regjistruar sot një shifër rekord infeksionesh. Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 2199 raste të reja me koronavirus.

Së fundmi janë shënuar edhe 111 humbje jete, duke e çuar në 2517 numrin e viktimave që nga shpërthimi i pandemisë në vendin fqinj.

Mosha mesatare e bashkëqytetarëve që kanë vdekur është 80 vjeç dhe 96.6%  me sëmundje bashkëshoqëruese.

Sipas të dhënave, 596 pacientë janë të intubuar në spitalet Covid. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *