Noizy viziton familjen e Klodian Rashës: Ishin njerëz fisnikë, ja ç’më tha i ati!

Reperi i njohur Noizy, ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi takimin me familjen e të ndjerit Klodian Rasha.

Ai tha se shkoi për t’i ngushëlluar bashkë me të atin, duke iu shprehur hapur edhe mbështetjen për ndihmë financiare, gjë të cilën, familjarët e Rashës nuk e kishin pranuar.

“Më thanë faleminderit shumë për iniciativën, që erdhe deri këtu dhe i solle këto të ardhura, por ne do i çojmë direkt për bamirësi. Aty u ndjeva më mirë në fakt dhe kuptova që kishin edhe dy djem të tjerë. Ishin të zotët e vetes shkurt e shqip.

Ishin njerëz fisnikë e me nderin e lartë dhe sinqerisht më vjen shumë keq që u ka ndodh ajo lloj fatkeqësie”, tha ndër të tjera reperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *