Njoftohet një tjetër protestë pas vrasjes së Klodian Rashës, ja kur do të mbahet

Një tjetër protestë është njoftuar se do të mbahet ditën e sotme, ku kërkohet drejtësi për vrasjen e të riut 25-vjeçar Klodian Rasha, nga efektivi i policisë, në zonën e Laprakës, kur ishte ora pòlicore e ndalim qarkullimit si masë kufizuese anti Covid.

Në njoftimin e shpërndarë në mediat sociale bëhet me dije se protesta do të zhvillohet sot në orën 18:00 para ambienteve të Ministrisë së Brendshme. “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, është thirrja që po shpërndahet duke njoftuar kështu se protestat do të vazhdojnë.

Një ditë më parë qindra qytetarë u ngritën në protestë pas vrasjes së 25-vjeçarit nga një efektiv policie, të cilët kërkonin largimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *