Njihuni me Endrin, Roen dhe Enea, tre fizioterapistët te Infektivi në shërbim të pacientëve me COVID! Çomo: Jeni një vlerë e shtuar

TIRANË– Një rol të rëndësishëm, por që nuk kanë marrë një vëmendje aq të madhe në betejën me COVID-19 janë dhe fizioterapistët.

Për këtë arsye, doktoreshë Najada Çomo, Shefja e Shërbimit Infektiv ka zgjedhur që t’i falenderojë ato publikisht.

“Një nga punët e mëdha me pacientet e shtruar me COVID-19, në spital, është edhe trajtimi me Fizioterapi! Faleminderit shumë Endri, Roen, Enea, që me profesionalizëm, durim, guxim, dashuri, i ofroni kaq shumë pacientëve tanë prej shumë muajve! Jeni vlerë e shtuar në shërbimin ndaj këtyre pacienteve ! Ju shpreh Mirënjohjen maksimale”, shkruan Çomo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *