Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lamia të Greqisë. Raportohet për të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një biznes bombulash gazi në Kalivia, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lamia të Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur në një biznes bombulash gazi në Kalivia, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ndërkohë pasi shkuan në vendngjarje zjarrfikësit për të shuar flakët, ndodhi një shpërthim tjetër i cili la të plagosur një punonjës zjarrfikës.

Ngjarja shkaktoi panik te banorët e zonës, të cilët lanë shtëpitë e tyre nga frika e një shpërthimi tjetër.

Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi gjendjen e të plagosurve dhe për numrin e saktë të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *