Një person bie nga lartësia në Tiranë teksa rregullonte depozitën, në gjendje kritike për jetën

Një person ka rënë nga një lartësi në zonën e Ali Demit në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ky person ka qënë duke rregulluar depozitën mbi banesë, por ka humbur ekuilibrin duke rënë në tokë.
Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, ndërsa i aksidentuari është transportuar drejt spitalit ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.